Tre të arrestuar për falsifikim të parave

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar për falsifikim të parave

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 12:18
Ilustrim

Dy meshkuj dhe një femër janë arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se kanë kryer veprrën penale falsifikim të parave.

Gjatë kontrollit në disa shtëpi Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit, 370€ dhe 1.000 denarë të Maqedonisë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në janar të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat