Tiranë/Atentati me armë, ja kush është i plagosuri

Kronikë e zezë

Tiranë/Atentati me armë, ja kush është i plagosuri

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 08:13
Pamje nga ngjarja

Edison Delia, 26-vjeç është personi që ka mbetur i plagosur me pistoletë mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur n ë rrugën  “4 Dëshmorët”, ku është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit.

Njoftimi policisë

Rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit. Grupi hetimor po vazhdon punën zbardhjen e shkakut dhe rrethanave

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat