15 vjet aktivitet kriminal në Itali, vihet në pranga shqiptari

Kronikë e zezë

15 vjet aktivitet kriminal në Itali, vihet në pranga shqiptari

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 22:13
Policia

Shkëlqim Cala një 44-vjeçar i kërkuar për disa vepra penale u arrestua nga autoritetet italiane.

Shqiptari është dënuar në mungesë me 8 vite, 5 muaj e 10 ditë burgim për vjedhje, pranim të mallrave të vjedhur, zjarr-vënie, rrëmbim personi dhe shfrytëzim prostitucioni.

Cala u gjet nga policia në një ndërtesë pranë banesës së disa të afërmve të tij, në Nodica, fshat në komunën Vecchiano (Pisa).

Aktiviteti kriminal i Shkëlqim Calës ka nisur në Itali prej vitit 2002.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat