Shkon në mal për dru, humb jetën

Kronikë e zezë

Shkon në mal për dru, humb jetën

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 10:37
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën derisa po transportonte dru me një qerre me kuaj në fshatin Kaçanik i Vjetër.

“Më 22.07.2017 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull K/Shqiptar që ishte në tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që kishte pësuar derisa po transportonte dru me një qerre me kuaj në një rrugë malore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat