Dibër, arrestohet 40-vjeçari, i’u sekuestruan armë, drogë dhe municione

Kronikë e zezë

Dibër, arrestohet 40-vjeçari, i’u sekuestruan armë, drogë dhe municione

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 10:17
Ilustrim

Policia ka vënë në pranga një 40 vjeçar, Tomor Leshi, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij u sekuestruan armë, drogë dhe municione luftarake.

Gjatë një operacioni të koduar “Muzgu”, Policia e Dibrës në vijimësi të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, dhe armëmbajtjes pa leje ka konstatuar në banesën e Tomor Leshi, banues në Kastriot të Dibrës, 3.25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e ndarë në 3 pako të paketuara me natriban,1 armë zjarri Automatik, me bajonetë shtizë, 1 krehër me 25 fishek model 56.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat