Tragjedi: Djali qëllon me armë babanë dhe nënën

Kronikë e zezë

Tragjedi: Djali qëllon me armë babanë dhe nënën

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 12:43
Ilustrim

(E plotësuar) - Është arrestuar autori i ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në Kamëz, Mirald Metallari, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë pranë D.V.P. Tiranë arrestuan shtetasin me inicialet M.T., 21 vjeç, pasi ky shtetas për shkak të një konflikti të çastit, për motive banale dyshohet se ka qëlluar mbi të atin shtetasin M.M.,62 vjeç, punonjës policie, duke e lënë të vrarë dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N.M., 47 vjeçe e cila kishte ndërhyrë për ti ndarë.

Shtetasia N.M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja dhe një pistoletë e llojt TT model 56.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M.T., 21 vjeç për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

E ndërsa mësohet se në momentin e arrestimit, 21-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa ka kërkuar ta dërgoj nënë e tij në spital.

****************

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz, ku djali ka qëlluar me armë mbi babanë dhe nënën e tij. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje. Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati,shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi M.M., u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat