Vrau babain dhe plagosi rëndë nënën, arrestohet autori i ngjarjes në Kamëz, ja kush është 21-vjeçari

Kronikë e zezë

Vrau babain dhe plagosi rëndë nënën, arrestohet autori i ngjarjes në Kamëz, ja kush është 21-vjeçari

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 13:02
Ilustrim

Është arrestuar autori i ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në Kamëz, Mirald Metallari, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë pranë D.V.P. Tiranë arrestuan shtetasin me inicialet M.T., 21 vjeç, pasi ky shtetas për shkak të një konflikti të çastit, për motive banale dyshohet se ka qëlluar mbi të atin shtetasin M.M.,62 vjeç, punonjës policie, duke e lënë të vrarë dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N.M., 47 vjeçe e cila kishte ndërhyrë për ti ndarë.

Shtetasia N.M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja dhe një pistoletë e llojt TT model 56.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M.T., 21 vjeç për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

E ndërsa mësohet se në momentin e arrestimit, 21-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa ka kërkuar ta dërgoj nënë e tij në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat