Zhduket një 14-vjeçar nga Shkodra, familja apelon për ndihmë

Kronikë e zezë

Zhduket një 14-vjeçar nga Shkodra, familja apelon për ndihmë

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 13:36
Djali i zhdukur

Një djalë 14-vjeçar nga Shkodra është zhdukur prej 24-orësh. Ai quhet Valentin Çarkaji dhe familja e tij ka bërë apel për ndihmë.

Valentini jeton prej vitesh jashtë vendit dhe nuk e njeh mirë qytetin e Shkodrës, thanë familjarët. Ata kanë bërë denoncim edhe në rajonin e Policisë, pasi i riu ka humbur ditën e diel, kur tha se do të shkonte të lahej në lumë me një shok. Shoku i tij u kthye, por nuk ka dijeni se ku ndodhet Valentini.

Kush ka informacione, u shpreh familja, është i lutur të kontaktojë në numrin e celularit: 069 62 69 778.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat