71 të vdekur nga aksidentet në komunikacion në këtë vit

Kronikë e zezë

71 të vdekur nga aksidentet në komunikacion në këtë vit

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 09:52
Ilustrim

Major Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës ka bërë me dije se që nga muaji qershor e këndej ka rritje të numrit të fatkeqësive që kanë përfunduar me vdekje në komunikacion.

“71 persona kanë vdekur në komunikacion nga janari i këtij viti”, tha ai në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, Policia e Kosovës po punon që t’i parandalojë këtë dukuri. Rexhepi tha se gjatë periudhës së verës ka rritje të madhe të numrit të veturave, meqë ka edhe organizime të ahengjeve familjare e të llojeve të tjera. Po sipas tij, edhe infrastruktura në disa vende nuk është e mirë. “Ka edhe rrezikim të kategorive siç janë këmbësorët e biçiklistët”, tha ai.

Megjithatë, ai bëri me dije se Policia e Kosovës po punon ta shkurtojë numrin e këtyre fatkeqësive. “Shakatar për numrin e fatkeqësive me vdekje është mosrespektimi i rregullave në komunikacion”, tha Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat