Durrës/Arrestohet shtetasi turk, kishte pasaportë false

Kronikë e zezë

Durrës/Arrestohet shtetasi turk, kishte pasaportë false

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 12:04
Ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin, Burak Akar 24 vjeç, banues në Turqi.

Ai është kapur ne flagrancë në Terminalin e përpunimit të pasagjerëve, në Portin e Durrësit, pasi ka tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme me tragetin e linjës Durrës – Bari, me një pasaportë, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Fallsifikimi i leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat