Elbasan, arrestohet 38-vjeçari me 33.5 gramë tritol

Kronikë e zezë

Elbasan, arrestohet 38-vjeçari me 33.5 gramë tritol

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 11:49
Tritoli i konfiskuar

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 38-vjeçar i cili zotëronte 33.5 gramë tritol.

Xhaferr Deliut, banues në Elbasan, iu gjet në xhep një pako e mbështjellë me natriban, brenda në të cilën ndodhej lënda eksplozive, e montuar së bashku me një kapsollë detonatore me gjatësi 2.9 cm si dhe një copë fitili zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat