Publikohen pamjet, dy trafikantët nga Vlora hedhin 2.2 ton drogë në det

Kronikë e zezë

Publikohen pamjet, dy trafikantët nga Vlora hedhin 2.2 ton drogë në det

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 10:02
Pamje nga videoja

Policia italiane ka publikuar videon e kapjes së  2.5 ton kanabis. Në videon e publikuar ditën e djeshme duken dy trafikantëve, njëri prej të cilit hedh drogën në det.

Skafi është ndjekur për pesë orë nga policia e Malit të Zi dhe ajo e Guardia Di Finanza, ku në përfundim u bë i mundur arrestimi i dy shqiptarëve nga Vlora.

Në kuadër të operacionit të quajtur “Triton”, që u zhvillua pasditen e së premtes u arrestuan dy skafistët shqiptarë.

Pas disa orës ndjekje policia italiane ka arritur të kapë gomonen, në bordin e së cilës ndodheshin dy skafistët shqiptarë: B.B., 42 vjeç dhe J.H., 31 vjeç, të dy nga Vlora të cilët janë vënë në pranga për posedim dhe trafik ndërkombëtar droge. Marijuanë që është nxjerrë nga deti ishte paketuar në 110 pako me përmasa të ndryshme dhe me peshë totale 2261,5 kg.

Sipas Guardia di Finanza kjo sasi droge nëse do ishte hedhur në treg do të sillte mbi 20 milionë euro të ardhura për organizatën kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat