Nxirret nga Vjosa, trupi i 38-vjeçarit të mbytur

Kronikë e zezë

Nxirret nga Vjosa, trupi i 38-vjeçarit të mbytur

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 11:47
Ngjela ishte duke u larë me djalin e tij kur gjeti vdekjen

Polumbarët kanë arritur të nxjerrin nga lumi, trupin e 38-vjeçarit Arqile Ngjela, që u mbyt më 6 gusht 2017. Ngjela ishte duke u larë me djalin e tij kur gjeti vdekjen.

Policia e Vlorës njoftoi sot "lidhur me ngjarjen e datës 6.08.2017, ku në lumin Vjosë, në fshatin Mifol, është mbytur një shtetas, se shërbimet e policisë me ndihmën e  grupit të polumbarëve kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxierrjen e trupit të shtetasit A.N., 38 vjeç.

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat