Ushtruan dhunë në familje, dy në pranga - Bota Sot
Ushtruan dhunë në familje, dy në pranga

Kronikë e zezë

E premte, 15 dhjetor 2017

Ushtruan dhunë në familje, dy në pranga

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 09:33
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar për ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre në Fier dhe Lushnje.

Në pranga kanë përfunduar, Peralt Gostuarani, 48 vjeç, banues në Fier dhe  Gentjan Malkaj, 39 vjeç, banues në lushnje.

Arrestimi i tyre është bërë pasi kanë kanosur dhe ushtruar dhunë në banesë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Njoftimi i policisë:
Ushtruan dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Perlat Gosturani, 48 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me në banesë ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V.G, 43 vjeçe.
(Neni 130/a i Kodit Penal).

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Gentjan Malkaj, 39 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K.M, 27 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test