Ndihmë, burri do të më vrasë' - policia i gjen automatikun dhe e arreston

Kronikë e zezë

Ndihmë, burri do të më vrasë' - policia i gjen automatikun dhe e arreston

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 14:06
Arma e Muçës

Një konflikt familjar në Velipojë ka alarmuar Policinë e Shkodrës. Pas një telefonate në sallën operative, policët kanë shkuar në një banesë ku kanë folur me një 62-vjeçare T. M. e cila rrëfeu se ishte kanosur me fjalë nga bashkëshorti i saj.

Telefonata e saj për ndihmë nuk ishte e para. Rezultoi se T.M. kishte qënë e pajisur edhe me urdhër mbrojtje më parë.

Ndaj, policia kontrolloi banesën ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj Shefqet Muça, 67-vjeç dhe zbuloi një automatik model 56, me 3 krëhëra dhe 300 fishekë.

Policia i ka vënë prangat të shoqit për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve luftarake dhe e municionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat