I riu humb jetën në një aksident në autostradën Kavajë- Durrës

Kronikë e zezë

I riu humb jetën në një aksident në autostradën Kavajë- Durrës

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 12:39
Aksidenti

Një 21 vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur sot paradite në autostradën Kavajë- Durrës.

Mjeti tip “Skoda”,me drejtues shtetasin K.R., është përplasur me pjesën e mbrapme të mjetit tip kamionçinë me drejtues shtetasin E.Z.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Skoda”, shtetasi K.R., 21 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon punën në vendngjarje për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

Aksidenti u shënua rreth orës 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat