Zjarr në një banesë kolektive të Kavadarit, nuk ka të lënduar

Kronikë e zezë

Zjarr në një banesë kolektive të Kavadarit, nuk ka të lënduar

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 10:17
Ilustrim

Një banesë në qendrën e re të Kavadarit, natën e kaluar rreth mesnatës, është kapluar nga zjarri, në të cilën nuk ka pasur persona të lënduar.

Komandanti i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit nga Kavadari, Ilço Bogevski, sot në mëngjesit njoftoi se ësht? intervenuar me dy automjete kundër zjarrit dhe tre zjarrfikës.

‘Kemi arritur të mos lejojmë që zjarri të shpërndahet edhe në banesat tjera nga objekti kolektiv’, ka thënë ai.

Për më tepër, do të dihen arsyet e zjarrit dhe dëmi që është shkaktuar nga zjarri. Ai bëri thirrje për kujdes kur në një prizë vendosen më shumë aparate elektrike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat