Tragjedi në Itali/ Shqiptari i dehur shkakton aksident, tre të vdekur

Kronikë e zezë

Tragjedi në Itali/ Shqiptari i dehur shkakton aksident, tre të vdekur

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 12:12
ilustrim

Një tragjedi ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se nga një aksident kanë mbetur të vdekur 3 persona, dy gra dhe një burrë.

Ngjarja ka ndodhur ndodhur në aksin mes daljes së Trani e Boccadoro, disa kilometër në veri të Barit.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se makina më të cilët po udhëtonin viktimat, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, është përplasur nga një tjetër automjet, që drejtohej nga një shqiptar.

Pas përplasjes makina e tyre është përfshirë nga flakët, ku edhe pse u ndërhy për t’i shpëtuar, ata gjetën vdekjen.

Në makinën që shkaktoi aksidentit udhëtonin dy shqiptarë, ndërsa pas testit të alkoolit, drejtuesi i mjetit rezultoi pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat