Asgjësohen dy mjete shpërthyese

Kronikë e zezë

Asgjësohen dy mjete shpërthyese

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 22:01
Ilustrim

Në dy fshatra të Lipjanit qytetarët kanë gjetur mjete shpërthyese, për të cilat kanë informuar Policinë.

Në fshatin Blinajë dje rreth orës 17:55 një qytetar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes.

“Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë asgjësuar mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu, në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit, dje rreth orës 17:35, një qytetar ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar ka hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes.

“Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat