Ja pse e bëri për spital gruan brenda spitalit, durrsaku

Kronikë e zezë

Ja pse e bëri për spital gruan brenda spitalit, durrsaku

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 09:08
Durrës

Një 29-vjeçar u arrestua të mërkurën në Durrës pasi dhunoi bashkëshorten në ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit. Policia njoftoi se shtetasi me Gj. B. ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur bashkëshorten e tij, shtetasen E. L. 29 vjeçe, për arsye xhelozie.

Burimet bëjnë me dije se burri kishte shkuar në spital të mjekonte dorën, pasi e kishte të lënduar. Ai shoqërohej edhe nga gruaja e tij, 29-vjeçarja E.L. Aty mes tyre ka plasur sherri, pasi burri e akuzon se ajo ka nje lidhje tjeter. Pas debatit, ai e ka rrahur ne ambintet e spitalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat