Sekuestrohet një sasi e marihuanës në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një sasi e marihuanës në Prishtinë

Nga: Bota sot Më: 17 gusht 2017 Në ora: 11:11
Ilustrim

Të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit, policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të llojit marihuanë.

Sipas raportit policor, droga është gjetur gjatë një kontrolli në veturën e dy të dyshuarëve në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

Të dyshuarit  janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat