Zbulohen 5 kg marihuanë në një shtëpi në Prishtinë, arratiset i dyshuari

Kronikë e zezë

Zbulohen 5 kg marihuanë në një shtëpi në Prishtinë, arratiset i dyshuari

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 11:44
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shtëpi, në Rr. Rrahim Beqiri të Prishtinës, ka zbuluar pesë kilogramë marihuanë, por pronari i dyshuar i kësaj sasie ndodhet në arrati.

“Sipas këtij burimi mbrëmë (në orën 20:30) njësia përkatëse policore gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit, mashkull K/shqiptar, kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 5 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari gjendet në arrati. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin, - thuhet në raportin policor./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat