Një mosmarrëveshje në mes të vëllezërve lidhur me shfrytëzimin e një prone në Gllanasellë të Drenasit ka përfunduar edhe me të shtëna me armë.
Rasti është konfirmuar nga policia e Kosovës, ku thuhet se ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vëllai tij -i dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje rreth një shfrytëzimi të një prone ka shtënë me arme zjarri ne oborrin e tij.
Njësiti policor ne vendin e ngjarjes ka gjete dhe konfiskuar një arme te gjuetisë te cal. 12 mm dhe katër fishekë te cal të njëjtë. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.