Aksident me fatalitet në Shkodër – vdes një 17 vjeçare

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Shkodër – vdes një 17 vjeçare

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 00:36
Ilustrim

Në orën 23:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër -Koplik në vendin e quajtur tek 5 Heroj, fshati Dobraç ka ndodhur një aksident.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se një mjet tip “Suzuki” me targe AA 179 GD, ka aksidentuar me vdekje shtetasen D. Ç. 17 vjeçe, banuese në lagjen "Naim Gjylbegu" Shkodër, e cila po levizte me biçikletë.

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin Angjelin Gila 29 vjeç banues në fshatin Bogiç Malësi e Madhe, në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet  për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat