Digjen livadhe e pyje në Pejë e Istog - Bota Sot
Digjen livadhe e pyje në Pejë e Istog

Kronikë e zezë

E martë, 26 shtator 2017

Digjen livadhe e pyje në Pejë e Istog

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 12:25
Ilustrim

Në dy fshatra të Pejës dhe Istogut livadhe dhe pyjet janë kapluar nga zjarri në mbi 100 ari sipërfaqe.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy rastet e ndara nuk dihen saktësisht shkaktarët e zjarrit.

Në fshatin Dubravë të Istogut dyshohet se dy fëmijë të panjohur i kanë vënë zjarrin një sipërfaqe pre 35 ari, 20 prej të cilave ishin pyll  dhe 15 të tjera tokë e mbjella me fidanë.

Zjarri ka ndodhur në 14 dhe është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve, ndërkaq policia është ende nën hetim të rastit.

Në anën tjetër, në fshatin Ozdrim të Pejës, raportohet se rreth 17 janë djegur rreth 50 ari livadhe dhe 20 ari pyll.

Ankuesi nuk ka mundur të tregojë shkaktarin e zjarrit dhe mënyrën se si është shuar, ndërkaq Policia e Kosovës po vazhdon edhe hetimin e këtij rasti./kallxo.com

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test