Policia në aksion, sekuestrohen 412 rrënjë kanabis në Shqipëri

Kronikë e zezë

Policia në aksion, sekuestrohen 412 rrënjë kanabis në Shqipëri

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 12:32
Pamje nga aksioni

Policia e Rrogozhinës ka sekuestruar dhe asgjësuar 412 rrënjë bimë kanabis në fshatin Vileboshtovë, ndërkohë që ka shpallur në kërkim autorët e këtij rasti.

Bimët narkotike janë gjetur afër lumit Shkumbin, ka bërë të ditur policia shqiptare.

“Specialistët e Stacionit të Policisë Rrogozhinë në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Vileboshtovë, Gosë, Rrogozhinë, afër lumit Shkumbin, kanë evidentuar dhe u asgjësuar me anë të djegies 412 rrënjë bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa”, thuhet në raportin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat