Si ndodhi aksidenti në Bjeshkët e Deçanit ku humbën jetën dy persona?

Kronikë e zezë

Si ndodhi aksidenti në Bjeshkët e Deçanit ku humbën jetën dy persona?

Nga: B.S Më: 26 gusht 2017 Në ora: 11:36
Ilustrim

Dje rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident në Stanet e Pobergjës në Deçan, nga i cili kanë mbetur të vdekur dy persona.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë, duke shkaktuar vet-aksident, përcjell Bota sot.

Në këtë aksident ka humbur jetën 43 vjeçari Gëzim Nitaj dhe vajza e tij 16 vjeçare.

“Vozitësi mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, ka vdekur një mashkull K/Shqiptar dhe një femër K/Shqiptare e moshës së mitur, kurse vozitësi me dy pasagjeret femra K/Shqiptare gjendën në spitalin e Pejës, ndërsa pasagjeri mashkull K/Shqiptar është transferuar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës mashkull u është liruar familjarëve, ndërsa trupi i pajetë i viktimës femër është dërguar në IML për obduksion. Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë./BS/

LEXO EDHE: 

Policia konfirmon aksidentin tragjik në bjeshkët e Deçanit, humbën jetën dy persona

Ky është një nga viktimat e aksidentit në bjeshkët e Deçanit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat