U gjenden 54 kg kanabis në banesë, arrestohen babë e bir në Sarandë

Kronikë e zezë

U gjenden 54 kg kanabis në banesë, arrestohen babë e bir në Sarandë

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 13:15
Ilustrim

Policia e Vlorës bën me dije se ka sekuestruar 54 kg e 80 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva, si edhe ka vënë në pranga poseduesit e drogës.

Mësohet se droga është zbuluar në fshatin ''Sheleger'', ku gjatë ditës së djeshme në banesën e Alfred Tusha, policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale rreth 54 kg e 80 gram.

Në përfundim të hetimeve, policia sqaron se ka arrestuar në flagrancë si posedues të lëndës narkotike Alfred Tusha, 55 vjeç dhe Klajdi Tusha, 23 vjeç, babë e bir, banues në Sheleger, Sarandë.

Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale, si edhe ka referuar materialet hetimorë në Prokurori për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve''.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat