Aksident i frikshëm në aksin Elbasan-Librazhd, 7 të plagosur, rëndë 12-vjeçarja

Kronikë e zezë

Aksident i frikshëm në aksin Elbasan-Librazhd, 7 të plagosur, rëndë 12-vjeçarja

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 18:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë me pasojë 7 të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, tek nënkalimi në Xibrakë, ndërsa janë përplasur 2 automjete. Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit, ndërsa mësohet se një 12-vjecare është në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se mjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Xhafzotaj Durrës është përplasur me mjetin tip ‘Toyota’ që drejtohej nga shtetasi B.B., 50 vjeç banues në Tiranë.

Si pasojë janë dërguar në spitalin Kirurgjik Elbasan të dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasit;

S.B., 23 vjeçe banuese në Tiranë e cila ishte pasagjere në mjetin tip Benz.

J.D., 5 vjeç banues në Xhafzotaj Durrës ( djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota).

K.D., 12 vjeçe banuese në Xhafzotaj Durrës ( vajza e drejtuesit të mjetit Toyota) e cila ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.

U.A., 23 vjeç banues në Durrës pasagjere në mjetin Toyota.

Z.V., 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip Toyota.

Shtetasit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat