Arrestohet trafikanti shqiptar, i dashuruar me italianen: historia e tyre si Bonni e Clyde

Kronikë e zezë

Arrestohet trafikanti shqiptar, i dashuruar me italianen: historia e tyre si Bonni e Clyde

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 11:12
Ilustrim

Çift në jetë dhe në biznes: shqiptari dhe italiania në pranga për shpërndarje droge. Arrestimi i krye nga skuadra e shpejtë e questurës së Varese, Itali, ndaj një çifti  të dashuruar që kishte aktivitet të madh në trafikun e drogës.

Një çift shumë i dashuruar me sa dukej, që përbëhej nga një shqiptar 35 vjeç dhe e dashura e tij, një 23-vjeçare italiane. Në veçanti të dy ishin të specializuar në trafikun e kokainës.

Hetimet kanë nisur shkurtin e kaluar. Pikërisht më 3 shkurt, agjentët e policisë kishin kryer një kontroll në rrugën Belforte në kërkim të çiftit që dyshohej se dispononte sasi të rëndësishme kokaine. Dyshimi se ata trafikonin kokainë u konfirmua kur në shtëpi iu zbuluan për herë të parë 332 gr kokainë, 144 gr hashash, 4 gr marihuanë, 12 mijë euro etj.

Hetimet treguan se ata kishin krijuar një rrjet të madh me dhjetra blerës dhe se vajza në këtë histori, që dukej se ishte e nënshtruara, në fakt ishte një pjesë e rëndësishme e rrjetit. Ajo jo vetëm që  kidhte dijeni për “punën” e parnerit të saj shqiptar, por edhe bashkëpunonte me të. Shpesh kontaktonte klientët dhe merrte “urdhra”. Të u arrestuan të dielën, pas ndjekjes nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat