Kamioni godet të moshuarin 81 vjeçar afër Terrnocit të madh

Kronikë e zezë

Kamioni godet të moshuarin 81 vjeçar afër Terrnocit të madh

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 13:16
Ilustrim

Këmbësori me moshë 81 vjeçaer është lënduar rëndë në aksident trafikur e cila ka ndodhë natën e ditës së hënë në hyrje të fshatit Tërrnoc i madh, në komunën e Bujanocit, njofton policia, transmeton presheva.com.

Sipas policisë, në aksident ka marrë pjesë kamioni i tipit “Mercedes”, me targa të Bujanocit ka ndodhë rreth orës 20.

Edhe vozitësi (42) edhe këmbësori (81) janë nga territori i komunës së Bujanocit.

Plakut të lënduar rëndë ndihma e parë iu është dhënë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc dhe pastaj është transportuar në qendrën spitalore të Vranjës ku edhe është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat