Pasuri të dyshimtë kriminale, sekuestrohen vila, njësi tregtare dhe automjete. Ja ku

Kronikë e zezë

Pasuri të dyshimtë kriminale, sekuestrohen vila, njësi tregtare dhe automjete. Ja ku

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 07:46
Ilustrim

Kontrollet e policisë kanë çuar në sekuestrimin e disa pasurive që dyshohet se ishin vendosur me të ardhura kriminale. Por policia ka bërë të ditur vetëm sendet e sekuestruara, ndërsa ka fshehur emrat e personave të cilëve u janë konfiskuar.

Nga kërkimet e deritanishme, nga strukturat vendore të Policisë në Drejtoritë e Policive Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Berat, rezulton se:

- Janë referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda disa raste për procedim pasuror në ngarkim të personave të dyshuar për aktivitet kriminal ne fushën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

- Janë evidentuar si pasuri të dyshuara si janë krijuar, rrjedhin apo lidhen me veprimtarinë kriminale, apo që lidhen me to dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe përcjellë Prokurorisë për hetime të mëtejshme në lidhje me origjinën e tyre pasuritë:

• 9  njësi tregëtare

• 8 banesa apartamente në sipërfaqe totale 678 m2.

• 1 vilë trekatshe

• 15 automjete luksoze (me vlera monetare të konsiderueshme).

Vijon puna në të gjithë territorin e vendit për këtë qëllim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat