Po vidhnin naftë në firmën e ndërtimit në Mullet, kapen me zorrë në dorë

Kronikë e zezë

Po vidhnin naftë në firmën e ndërtimit në Mullet, kapen me zorrë në dorë

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 08:41
Ilustrim

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar " Mulleti ". Arrestohen 3 shtetas për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim". Sekuestrohen 2 automjete, pompë elektrike, 8 bidona 30 L dhe 120 litra naftë.

Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1, në kuadër të operacionit policor të koduar "Mulleti", kanë arrestuar shtetasit:

Fatos Hasa, 27 vjeç, banues në fshatin Thumanë. 

Roland Puleci, 26 vjeç, banues në Fushë - Krujë

Sul Lami, 28 vjeç, banues në fshatin në Fushë - Krujë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Mullet nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 duke vjedhur karburant në mjetin tip "Ekskavator", në pronësi të një firme ndërtimi.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : - Automjeti tip "Mercedez Benz", në pronësi të shtetasit Sul Hasa. - Automjeti tip "Fiat Punto ", në pronësi të shtetasit Fatos Hasa - Një pompë elektrike së bashku me zorrën ( e cila shërbente për vjedhjen e naftës nga serbatori i mjeteve) - 8 bidona ( 30 L në bagazhin e automjetit të sekuestruar)

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar, është gjendur dhe sekuestruar : - 120 litra naftë e futur në 4 bidona. Gjithashtu nga puna hetimore e kryer është dokumentuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në kantierin e ndërtimit të rrugës Tiranë - Elbasan janë vjedhur 180 litra naftë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/ 2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat