Konfiskohet drogë në Prishtinë - Bota Sot
Konfiskohet drogë në Prishtinë

Kronikë e zezë

E martë, 26 shtator 2017

Konfiskohet drogë në Prishtinë

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 09:16
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli ditën e djeshme ka ndaluar një veturë në të cilën ka gjetur një substancë narkotike me marihuanë. Ajo qese është konfiskuar dje gjatë kontrollës.

Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë, në rrugën Enver Maloku.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë, më 12.09.2017 – 01:40. Njësiti policor ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit  marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe  me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./BS

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test