Sulmon punonjësit e KEDS-it, pasi ia shkyçin rrymën

Kronikë e zezë

Sulmon punonjësit e KEDS-it, pasi ia shkyçin rrymën

Nga: Bota sot Më: 13 shtator 2017 Në ora: 11:25
Ilustrim

Një person është arrestuar dje në fshatin Qifllak të Rahovecit, pasi kishte sulmuar dy punonjësit e KEDS-it.

Personi i arrestuar kishte sulmuar punonjësit, pasi ata ishin duke bërë shkyçje të rrjetit, për shkak të mos pagesës së rrymës elektrike.

I dyshuari gjithashtu me një mjet të fortë i ka dëmtuar veturën zyrtarëve të KEDS-it. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./ BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat