I arrestuari iu iku nga duart, arrest me burg për dy policët

Kronikë e zezë

I arrestuari iu iku nga duart, arrest me burg për dy policët

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 13:43
Gjykata e Pukës

Gjykata e Pukës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy inspektorët e policisë Dodë Preka dhe Pajtim Bushi, pas arratisjes në dhomat e shoqërimit të 20-vjeçarit Emirjon Nika.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi tre ditë më parë Inspektor Pajtim Bushi dhe Inspektor Dode Preka, me detyrë trupë shërbimi pranë komisariatit të Pukës. Arrestimi i dy policëve ka ndodhur, për shkak se ata nuk kanë zbatuar detyrat e përcaktuara për sigurimin e personave në ambiente ku ata qëndrojnë. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale: “Shpërdorim detyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat