Konflikti për pronën, goditet me thikë 30-vjeçari

Kronikë e zezë

Konflikti për pronën, goditet me thikë 30-vjeçari

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 21:15
Ilustrim

Një konflikt për motive pronësie në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 30 vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Haxhias”, ku gjatë gjatë një konflikti për motive të dobëta pronësie shtetasit S.P dhe E.P dyshohen të kenë goditur me thikë shtetasin P.T, 30 vjeç banues në Elbasan.

I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat