Një i vrarë e një i plagosur në Pejë - Bota Sot
Një i vrarë e një i plagosur në Pejë

Kronikë e zezë

E martë, 26 shtator 2017

Një i vrarë e një i plagosur në Pejë

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 18:48
ilustrim

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një incident që ka ndodhur sot pasdite në Pejë.

Mjekja kujdestare e Spitalit të Pejës, Sahadete Sylqa, tha për kallxo se dy persona janë pranuar në Emergjencë rreth orës 15:30.

“Pacienti, një burrë i moshuar, ka pasur lëndim të rëndë në kokë me mjete therëse (sëpatë). Ai ka ardhur në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije. Me gjithë përpjekjet e ekipit të mjekëve viktima ka ndërruar jetë“, ka thënë Sylqa.

Ndërsa, për pacientin e dytë ajo ka thënë se ai ka ardhur me një plagë nga arma e zjarrit në pjesën e stomakut.

“Pasi i është bërë CT-ja e stomakut vërehet prania e plumbit dhe pacienti është futur në sallën e operacionit. Për momentin pacienti është jashtë rrezikut për jetë“, tha mjekja Sahadete Sylqa.

Ndërkohë, KALLXO.com merr vesh se viktimat janë babë e bir.

Incidenti ka ndodhur në lagjen “Dardania” të Pejës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test