Një person ka vdekur në pyllin e fshatit Shallc të Vushtrrisë mbrëmë natën pasi që dyshohet se është rrokullisur me traktorin e tij.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa njësitet policore pas përfundimit të vendshikimit të vendit të ngjarjes, në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.