Konfiskohen lopë kontrabandë

Kronikë e zezë

Konfiskohen lopë kontrabandë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 09:20
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në bjeshkët e Polanës në Istog ka vërejtur disa persona të dyshuar duke kontrabanduar tetë gjedhe nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit pasi ka vërejtur njësinë policore kanë ikur, ndërsa gjedhet (lopët) janë konfiskuar. Në konsultim me prokurorin, gjedhet do të dërgohen në karantinën e burgut të Dubravës. Janë informuar edhe AVUK-u dhe Dogana e Kosovës. Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat