Në një ndërtesë në Prishtinë gjenden pajisje ushtarake

Kronikë e zezë

Në një ndërtesë në Prishtinë gjenden pajisje ushtarake

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 14:11
Ilustrim

Në rrugën “Antigona Fazliu” ne Prishtinë një person ka raportuar se në hyrjen e ndërtesës se tij ka gjetur disa pajisje ushtarake.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një antiplumb një helmetë si dhe një çantë të gjitha ngjyrë të gjelbër (ushtarake).

Në vendin e ngjarjes për shkaqe sigurie kanë dalë Njësiti i EDDO të PK-së, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë për ndonjë mjet shpërthyes.

Rasti është hapur për “gjetje e mjetit të dyshuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat