Qëllohet në fytyrë 15-vjeçarja duke shkuar në shkollë, kërkohet ish i dashuri i nënës

Kronikë e zezë

Qëllohet në fytyrë 15-vjeçarja duke shkuar në shkollë, kërkohet ish i dashuri i nënës

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 14:13
Ilustrim

Një vajzë 15-vjeçare u qëllua me plumb në fytyrë, rrugës teksa po shkonte në shkollë.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Foggiano të Italisë, ndërsa i dyshuar është një burrë i cili mendohet se është ish i dashuri i nënës së vajzës.

E mitura u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që policia po heton për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

Nga sa bëhet e ditur, vajza kishte dalë nga shtëpia rreth orës 07.30 të së martës për të shkuar në shkollën që frekuentonte.

Rrugës asaj i doli përpara një person i cili e qëlloi në fytyrë me armë zjarri. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima e njihte agresorin, i cili e ndaloi në rrugë për ta qëlluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat