Qëllohet një efektiv policie, autori ende i paidentifikuar

Kronikë e zezë

Qëllohet një efektiv policie, autori ende i paidentifikuar

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 12:20
Ilustrim

Një punonjës policie është qëlluar me një mjet prerës nga një person i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Bathores dhe sipas policisë i plagosur mbeti punonjësi i patrullës, shtetasi Z.P., rreth 50 vjeç.

Informacion paraprak

Më datë 22.09.2017, në Sallën e Komandimit ka ardhur njoftimi për një punonjës policie të plagosur me mjet prerës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak rezulton se :

Tek rrethrrotullimi i Bathores, punonjësi i patrullës, shtetasi Z.P., rreth 50 vjeç, i cili ka qënë i planifikuar me shërbim (patrullë këmbësore) është qëlluar me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar i cili është larguar.

Punonjësi i policisë është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat