Lëvizte me drogë në makinë, arrestohet 26-vjeçari nga Vlora

Kronikë e zezë

Lëvizte me drogë në makinë, arrestohet 26-vjeçari nga Vlora

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 15:19
Ilustrim

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ydai Hoxhaj, 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrolleve në makinën e tij gjet lëndë narkotike.

Këtij shtetasi, “gjatë kontrollit të automjetit iu konsatatua disa gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën (me qira) që posedohet prej tij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip Pistoletë, një shumë vlerash monetare prej 6000 Euro, si edhe disa aparate të ndryshme celular”, të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Gjithashtu policia e Vlorës ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit për verifikime më të imtësishëm, disa automjete, si edhe shtetasit të cilët kanë rezultuar të papajisur me dokumentacione përkatëse për drejtimin e automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat