Qëllohet polici te rrethrrotullimi i Bathores, autori e lë të përgjakur dhe largohet

Kronikë e zezë

Qëllohet polici te rrethrrotullimi i Bathores, autori e lë të përgjakur dhe largohet

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 15:26
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Bathores në kryeqytet.

Mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar me mjet prerës policin e patrullës duke u larguar nga vendngjarje.

Polici i plagosur është punonjësi i patrullës Z.P. rreth 50 vjeç, i cili ka qënë i planifikuar me shërbim, si patrullë këmbësore.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe ambulanca, që transportoi efektivin për në spital ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkaq uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Informacion paraprak

Më datë 22.09.2017, në Sallën e Komandimit ka ardhur njoftimi për një punonjës policie të plagosur me mjet prerës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak rezulton se:

Tek rrethrrotullimi i Bathores, punonjësi i patrullës, shtetasi Z.P., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë i planifikuar me shërbim (patrullë këmbësore) është qëlluar me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar i cili është larguar.

Punonjësi i policisë është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat