Abuzuan me energjinë elektrike, në pranga elektricisti dhe abonentja

Kronikë e zezë

Abuzuan me energjinë elektrike, në pranga elektricisti dhe abonentja

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 19:56
Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një elektricist dhe një abonente pasi kanë abuzuar dhe manipuluar me energjinë elektrike.

Arrestimet u kryen pasi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kallëzuar në polici  pranë sektorit të krimit ekonomik, elektricistin Boris Tola, i cili më 10 shtator, pas dakordësisë me abonenten, hoqi matësin nga boksi dhe fshiu kilovatët e konsumuar.

Gjithashtu është proceduar edhe abonentja, si bashkëpunëtore në krim, ajo rezulton debitore ndaj OSHEE prej disa muajsh. Rasti u zbulua sot gjatë kontrollit në zonën “Rruga Fortuzi”, Tiranë.  Gjatë marrjes në pyetje, palët e kanë pranuar veprimin e jashtëligjshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat