Arrestohen hajdutët e 82 deleve

Kronikë e zezë

Arrestohen hajdutët e 82 deleve

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 10:27
Ilustrim

Policia Kufitare e Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë kanë përfunduar operacionin antikontrabandë të koduar “Matrikulli” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i:

Avdyl Spaho, 51 vjeç,

Klaudjo Spaho, 24 vjeç, (at e bir) të dy banues në Bilisht

Martin Dulo, 30 vjeç, banues në fshatin Rakickë-Devoll.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative.

Këta persona në bashkëpunim mes tyre u kapën në flagrancë në drejtim të piramidës numër 13 mbi fshatin Rakickë-Devoll, duke kaluar kufirin në mënyrë të  paligjshme dhe kontrabanduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, 82 (tetëdhjetë e dy) krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Greqi nga këta persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat