Goditi elektricistin, arrestohet lushnjari

Kronikë e zezë

Goditi elektricistin, arrestohet lushnjari

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 12:07
Foto ilustruese

Një 57-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga sepse ka goditur një punonjës të OSHEE-së për shkak të detyrës.

Oficerët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë Gëzim Koçiu, 57 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i tij është bërë bëre pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e OSHEE-së, 58-vjeçarin me inicialet M. T., banues në Lushnje.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lushnjes për akuzën e "Goditjes për shkak të detyrës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat