Lezhë, digjen dy makina në një parking, nisin hetimet

Kronikë e zezë

Lezhë, digjen dy makina në një parking, nisin hetimet

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 08:12
Ilustrim

Policia e Lezhës ka njoftuar se dy makina janë shkrumbuar nga zjarri ndërkohë që ishin në parking.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur gjatë mesnatës, makinat ndodheshin në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, në parkingun e një pallati.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës, më konkretisht, automjeti “Mercedes Fuoristradë ML” në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit K.Ll.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje. Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet këqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat