Dy të lënduar në një aksident trafiku afër Dellçevës

Kronikë e zezë

Dy të lënduar në një aksident trafiku afër Dellçevës

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

Dy persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë mes një traktori dhe një automjeti “seat ibica” në rrugën rajonale Pehçevë – Dellçevë tek vendi “Stamareski preod”.

Sipas Gordana Panajotova, zëdhënëse e SPB Shtip, që të dy automjetet kanë lëvizur në drejtim të njëjtë, nga Pehçeva për në Dellçevë.

Organet kompetente kanë kryer ekspertizë në vendngjarje dhe pas grumbullimit të dëshmive do të vërtetohen edhe shkaqet që kanë sjellë deri në aksident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat